Mr. Besim Mehmeti
Magjistër i gjuhës arabe
Besim Mehmeti u lind më 3 maj 1977 në Beograd. Ka diplomuar më 1999 në Fakultetin e Thirrjes Islame në Tripoli të Libisë. Më 14 nëntor 2011, në Universitetin “Mbreti Saud” të Riadit ka mbrojtur temën e masterit me titullin “Problematikat e mësimdhënies së gjuhës arabe në Kosovë”. Ka mbajtur kurse të gjuhës arabe para se të angazhohej në Fakultetin e Studimeve Islame.
Nga viti akademik 2012/2013 e deri sot është ligjërues në këtë Fakultet, fi llimisht si asistent i lëndës Gjuhës arabe, ndërsa dy vitet e fundit si ligjërues i angazhuar i kësaj lënde. Që nga viti 2011 e kryen detyrën e asistentit në Kabinetin e Myftiut të Kosovës. Përveç detyrave në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në Fakultetin e Studimeve Islame, Besim Mehmeti ka qenë i angazhuar edhe në OJQ “Qatar Charitable Society”, Kosovë 1999-2001, si shef i sektorit për fëmijët bonjakë; në OJQ “International Islamic Relief Org.” Kosova 2001-2002, si drejtor i Qendrës Kulturore; pastaj në Komitetin Saudit të Ndihmave për Kosovë, 2005-2006, si sekretar i tij etj