Prof. dr. Hysen Matoshi

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine
Doktor i shkencave filologjike

Hysen Matoshi lindi më 31 korrik 1967 në Gmicë të Dardanës. Ka diplomuar në letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin Filozofi k të Prishtinës, më 1990. Pasi ka punuar mësimdhënës për disa vite, më 1996 është pranuar në Institutin Albanologjik. Më 1997 ka mbrojtur temën e magjistraturës, ndërsa më 2005 doktoraturën në Universitetin e Prishtinës.

Hysen Matoshi është profesor i angazhuar në Fakultetin e Studimeve Islame për lëndën Letërsi shqipe që nga viti 2010. Ishte për një mandat anëtar i redaksisë së revistës “Dituria islame” (2013-2015). Ka marrë pjesë në më se 120 aktivitete shkencore. Është autor i më se 250 njësive bibliografi ke të botuara në periodikun shkencor të Kosovës dhe jashtë saj. Është autor i disa veprave ndër të cilat veçojmë: Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë evropiane, Instituti Albanologjik, 2000; Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Instituti Albanologjik, 2008; Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe Kisha Ortodokse Serbe / Albanian cultural space and the Serbian Ortodox Church (botim dygjuhësh), Logos A, Shkup, 2012 etj.

Aktualisht Hysen Matoshi është këshilltar shkencor në Degën e Letërsisë, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 2007, nënkryetar i Këshillit Shkencor të MAShT dhe profesor i angazhuar në Universitetin e Prizrenit.