Prishtinë, 30 maj 2023

Studenti Ardian MEMETAJ mbrojti temën e diplomës të nivelit master me titull “Zhvillimi i kaligrafisë Islame në Kosovë”, në Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, kryetar

2. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, anëtar

3. Prof. ass. dr. Muhamed Jusufi, mentor

Fillimisht, mentori i temës, prof. ass. dr. Muhamed Jusufi, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Ardian Memetaj.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të gjera dhe detaje. Ai në punimin e tij kishte për qëllim të flas për zhvillimi i kaligrafisë Islame në Kosovë, duke përmendur së pari një histori të Kaligrafisë Islame. Më pastaj vazhdoi të flas për lindjen e Kaligrafisë Islame si pjesë e Artit të Civilizimit Islam si dhe rreth zhvillimit të Kaligrafisë Islame nëpër periudha të ndryshme kohore, si për Kaligrafinë Islame para dhe gjatë ardhjes së Islamit, për Kaligrafinë Islame gjatë periudhës së Emevitëve (41-132 / 661-750), për Kaligrafinë Islame gjatë periudhës së Abasitëve (132-656 / 750-1258).

Pastaj vazhdoi me nënkapitujt tjerë për Kaligrafinë Islame gjatë periudhës Selxhuke, Kaligrafinë Islame gjatë periudhës Osmane, duke përmendur të gjithë sulltanët që i dhanë rëndësi dhe u morën me Kaligrafi Islame, duke dalë tek kapitulli i dytë që flet për llojet e shkrimit të Kaligrafisë Islame siç janë shkrimi NESIH, REJHANI, MUHAKKAK, TEVKI, RIK’A, etj. Ndërsa, kapitulli kryesor ishte ai i treti që flitet për zhvillimin e Kaligrafisë Islame në Kosovë, ku përmendi pastaj të dhëna për Kaligrafinë Islame në Kosovë gjatë dhe pas Periudhës Osmane, Kaligrafia Islame në Xhamitë e Kosovës, siç janë ajo e Sulltan Mehmed Fatih, Sinan Pashës, Qatip Sinanit, Sejdi Beut, Bajram Currit, Hadumit, Taftali, Mehmet Akif Ersoit, Mulla Jusufit, etj. Pastaj vazhdon të flas dhe për kaligrafët e parë shqiptarë, siç janë Rexhep Hulusi, Demir Behluli, dhe në fund flet edhe për nevojën dhe rëndësinë e lëndës së Kaligrafisë Islame në Institucionet Arsimore Fetare në Kosovë.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar dhe zgjedhjen e temës si dhe çmuan punën e bërë ku kandidati kishte mbledhur mjaftë material lidhur me temën duke shfrytëzuar literaturë të bollshme në gjuhë të ndryshme dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.