FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 22.11.2012
{jathumbnail}Dekani i FSI-së Prof. dr. Qazim QAZIMI sot më datë 22.11.2012 priti në takim dekanin e Fakultetit Teologjik pranë Universitetit Uludag të Bursës-Turqisë, Prof. dr. Yaṣar AYDINLI, prodekanin Doc. Dr. Recep CİCİ dhe shefin e Katedrës së Historisë dhe Artit Islam Prof. Dr. Adem APAK.
Dekani i FSI-së në fillim ju shprehi mirëseardhje mysafirëve dhe më pastaj i informoi rreth ecurive të studimeve në FSI-së, stafin akademik dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Fakultet.
Dekani i FSI-së shprehu gatishmërinë e Fakultetit për bashkëpunim në fusha të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me fushën e studimeve Islame.
Mysafirët e falënderuan dekanin dhe stafin e FSI-së për mikpritjen dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim ndërinstitucional si në fushën e shkëmbimit të personelit akademik, të studentëve dhe organizimin e simpoziumeve dhe konferencave të ndryshme.
Në fund dekani i FSI-së dhe ai i FT-së shkëmbyen dhuratat mes tyre.
Shërbimi për informim pranë FSI-së