PhD – Doktor i Filozofisë në Qytetërimin Islam
Ky program është i bazuar tërësisht në hulumtime shkencore, që nënkupton se studenti duhet të hartojë një tezë që përfaqëson një kontribut të vlefshëm akademik në fushën e qytetërimit islam. Gjatë studimeve, mbahen seminare të rregullta të nivelit të avancuar në të cilat studentët paraqesin propozimet e tyre kërkimore si dhe raportet e progresit përpara stafit akademik të CASIS.
Megjithëse programi është hulumtues, studentët e doktoratës obligohen të ndjekin disa lëndë (kliko për të shikuar lëndët) me karakter themelor dhe orientues, në përputhje me vizionin intelektual të CASIS. Këto lëndë shërbejnë për të ndërtuar një kornizë teorike të nevojshme për një angazhim të thelluar akademik dhe përfshijnë: përvetësimin e gjuhës arabe, parimet themelore të akides dhe sheriatit islam, këndvështrimin botëror dhe kuadrin epistemologjik islam, rishqyrtimin kritik të dijeve perëndimore, filozofinë islame dhe metodologjinë e hulumtimit, si dhe lëndë të tjera të ngjashme.
Metoda e vlerësimit
Vlerësimi i një studenti në doktoratë përfshin:
- Vlerësimi i projektpropozimit
- Studenti është i detyruar të paraqesë një projektpropozim për qëllime vlerësimi brenda afatit të përcaktuar nga Universiteti.
- Vlerësim semestral nga mbikëqyrësi përmes raportit të progresit gjatë seminarit të studimeve të avancuara (në fund të çdo semestri)
- Ekzaminimi i tezës nga recensues të brendshëm
- Mbrojtja gojore e tezës përpara një paneli të emëruar të ekzaminuesve
Sistemi i vlerësimit
- Kaluar/Dështuar (Pass/Fail) për kurset me statusin HW (kurs i detyrueshëm pa ndikim në mesataren kumulative)
- Terheqje (TD) nga një kurs i regjistruar
- I kënaqshëm (MM) / I pakënaqshëm (TM) / Dështim (GG) për punën kërkimore
Struktura e Programit
Edhe pse programi i doktoratës në CASIS është zyrtarisht i karakterit vetëm hulumtues, studentët janë të detyruar të ndjekin disa lëndë të përzgjedhura me statusin HW, të cilat nuk ndikojnë në notën mesatare por janë të domosdoshme për përgatitjen teorike dhe metodologjike në përputhje me vizionin akademik të qendrës.
Këto kurse kanë për qëllim ndërtimin e një themeli të fuqishëm intelektual për kërkimin shkencor.
Programi i Doktoraturës në Filozofi (Ph.D) në Qytetërimin Islam
Programi i Doktoraturës në Filozofi (Ph.D) në Qytetërimin Islami kërkon përfundimin e 90 orëve të kreditit dhe, së bashku me lëndët, është 96 kredite.
Kohë e plotë
Minimumi 3 vjet (6 semestra) Maksimumi 8 vjet (16 semestra)
Klasifikimi i lëndëve– Studime me lëndë dhe hulumtime (Ph.D.) | ||||
Nr. | Klasifikimi | Kreditë | Përqindja | Standardi (QA) |
1 | Tezë doktorature | 60 | 62.5% | |
2 | Lënda universitare | 6 | 6.25% | |
3 | Lëndët e CASIS | 30 | 31.25% | |
TOTALI | 96 | 100% |