Më datë 21.09.2021, sekretari i FSI-së, mr. Vedat Shabani, mori pjesë në trajnimin një ditor “Zbatimi në Praktikë i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike” të organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Në këtë trajnim u diskutua rreth temave, si:
• Njoftimi me kornizën ligjore të fushës së QDP;
• Baza ligjore e të drejtës për qasje në dokumente publike;
• Hyrje në të drejtën e qasjes në dokumente publike;
• Fushëveprimi i Ligjit
• Obligimet e institucioneve publike për QDP;
• Kërkesa për Qasje në Dokumente Publike;
• Afatet për Shqyrtimin e Kërkesave për Qasje në Dokumente Publike;
• Zyrtarët Përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike;
• Zyrtarët Përgjegjës (ZKA);
• Format e Qasjes në Dokumente Publike;
• Raportimi;
• Bazat e Lejueshme për Refuzimin e Qasjes në Dokumente Publike;
• Qasja e lejuar në çdo rrethanë;
Prishtinë,
22.09.2021