Nga data 16-19 nëntor 2014, një delegacion i Fakultetit te Studimeve Islame i përfaqësuar nga dekani, prof. dr. Fahrush Rexhepi dhe profesori i gjuhës turke mr. Selim Selimi realizoi një vizitë zyrtare në Turqi me ç`rast pati takime të rëndësishme me personalitete akademike – universitare në Stamboll dhe në Sakarya.
Gjatë kësaj vizite, dekani i FSI-së nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim akademik shkencor dhe hulumtues me dekanin e Fakultetit të “Ilahiatit” pranë Universiteti Marmara, prof. dr. Ali Kose. Një pritje e ngrohtë dekanit të FSI-së iu bë edhe në rektoratin e Universitetit “Fatih Sultan Mehmet” ku pati rastin të takohet me sekretarin gjeneral të këtij Universiteti z. Alim Turkylmaz dhe me dekanin e Fakultetit të “Ilahiatit” Prof. dr. Ahmet Turan Arsllan. Në këtë takim të dy dekanët shprehën gatishmëri për bashkëpunim në rrafshin hulumtues akademik shkencor dhe bashkëpunim në organizimin e konferencave shkencore mes të dy fakulteteve. Në këtë takim dekani i fakultetit të “Ilahiatit” pranë Universiteti “Fatih Sultan Mehmet” u shpreh i gatshëm që sa më parë të realizohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare për bashkëpunim reciprok.
Dekani i FSI-së Prof. dr. Fahrush Rexhepi gjatë kësaj vizite pati takim edhe me prodekanin e Fakulteti të “Ilahiatit” pranë Universiteti “19 maji” në Stamboll, si dhe me dekanin e Fakulteti të “Ilahiatit” pranë Universitetit Sakarya Prof. dr. H. Mehmet Gunay i cili që në fillim të takimit kishte shprehur dëshirën për konkretizim të bashkëpunimit në fusha hulumtuese akademike shkencore dhe në rrafshe të tjera mësimore dhe akademike- shkencore.
Në fund të vizitës Prof. dr. Fahrush Rexhepi takoi edhe drejtuesin e Qendrës Hulumtuese Islame në Stamboll, myftiun e qytetit Sakarya, bashkatdhetarë dhe veprimtar shqiptar që jetojnë në Turqi si dhe shumë student të Kosovës që studiojnë në Turqi, veçmas në Stamboll dhe në Universitetin Sakarya.{gallery}dkntrk{/gallery}