6. Dr. Ajni Sinani

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine
Doktor i jurisprudencës islame

Ajni Sinani u lind më 13 nëntor1962 në Zaplluxhe, Dragash. Gradën e profesorit të së Drejtës së Sheriatit e mori në Universitetin “El-Ez’her” në Kajro, Egjipt, 1998. Magjistraturë e mbrojti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me fokus në të Drejtën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në 27 mars 2009, me temën “Çështja palestineze pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)”, ndërsa doktoroi në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, në të Drejtën e Sheriatit, më 28 shtator 2016, me temën “Myftinitë dhe gjyqet e sheriatit në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941)”.

Ajni Sinani, për dy vjet (1997-1999), ishte ligjërues i së Drejtës islame (fi kh) dhe i Gjuhës arabe në medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, në Shkodër. Nga viti 2010 e këtej në Fakultetin e Studimeve Islame ligjëron lëndët: Fikh dhe Histori e së Drejtës së Sheriatit.

Është autor i një vargu tekstesh, ndër të cilat po përmendim studimet: “Islami fe, ligj, kulturë dhe qytetërim”, Zëri Ynë (Prishtinë, 2007); “Çështja palestineze pas Luftës së Dytë
Botërore”, Zëri Ynë (Prishtinë, 2009); “Të tjerët për Islamin”, Dituria Islame (Prishtinë, 2015). Ajni Sinani, krahas angazhimit në mësimdhënie, nga viti 2013 është kryetar u Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe nga viti 2016 edhe kryeredaktor i revistës “Dituria
islame”