Dje, më datë 22.03.2022, Ensar Halimi mbrojti temën e diplomës të nivelit Master me titull “Trashëgimia Islame në trevën e Opojës”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni:

1. Prof. ass. dr. Sadik Mehmeti, kryetar

2. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar

3. Prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, mentor

Fillimisht, mentori i temës, prof. ass. dr. Ramiz Zekaj, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Ensar Halimi.

Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së Masterit në pika të shkurta, edhepse tema ishte mjaftë e gjerë, duke i shfaqur ato me sllajde, fotografi e dokumente të nxjerra nga arkivi i Këshillit të BI-së në Dragash, xhamitë, imamët, etj. Ai në punimin e tij, i cili përbëhej prej 4 kapitujsh, kishte për objektiv pasqyrimin e të dhënave për disa monumente, ngjarje dhe personalitete ndër më të shquarat, që kanë lënë gjurmë në trashëgiminë materiale dhe shpirtërore Islame në Opojë. Duke filluar me një vështrim gjeografik dhe historik të trevës së Opojës, përhapjen e Islamit në Opojë, historikun e xhamive, pasurinë vakëfnore, një historik të shkurtër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, si dhe trashëgiminë kulturore-historike Islame, siç janë dorëshkrimet Islame në këtë Këshill, mbishkrimet mbivarrore në Opojë, personalitetet kulturore, si Haxhi ef.Ismaili, Myderiz Mehmet ef.Ramadani, Mehmed ef.Salihu, etj.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni vlerësoi se kandidati iu kishte përmbajtë të gjitha rregullave të shkrimit të caktuara me rregulloren për shkrimin e tezës së Masterit, poashtu parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar lart punimin e tij dhe duke e vlerësuar se kandidati kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme në gjuhën shqipe, turke dhe arabe lidhur me punimin e tij, dhe poashtu kishte bërë një punë mjaftë të mirë hulumtuese, duke mbledhur dokumente nga arkivat dhe nga xhamitë e imamët e vjetër, dhe në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.