Më 10 dhjetor, Fakulteti i Studimeve Islame dhe Unioni i Studentëve të FSI-së organizuan tribunën e hapur në temën:”Të drejtat edhe liritë fetare sipas konventave ndërkombëtare”.
Kjo temë u elaborua gjerësisht nga juristi i z. Ubejd Gashi.
Në emër të Fakulteti të Studimeve Islame të pranishmit i përshëndeti Dekani i FSI-së Prof Dr Fahrush Rexhepi.

Kjo ditë shënohet  përvitshëm në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Fakulteti i Studimeve Islame, zgjodhi për të diskutuar në veçanti për të drejtat dhe liritë fetare.
Ligjeruesi elaboroi në tërësi gjithë kornizën ligjore vendore dhe ndërkombëtare lidhur me të drejtat dhe liritë fetare. Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës  Neni  38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë] garanton lirinë e besimit, ndërgjegjës dhe fesë.
Sfidat në zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë dhe promovojnë të drejtat dhe liritë fetare ishin fokusi i diskutimeve dhe interesimeve të të pranishmve gjatë kësaj tribune.

Ky organizim zhvillohet në kuadër të bllok tribunave të parapara mujore që zhvillon FSI dhe Unioni i Studentëve të FSI-së.

Tribuna e rradhës mbahet më  07 Janar ora 13:30 në Amfiteatrin e FSI-së në temën ‘Gruaja, feja dhe shoqëria kosovare’ nga ligjeruesja Mr. Besa Ismaili Ahmeti.

{gallery}tdrejtat{/gallery}