Prishtinë, 26.10.2022
Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës, më datë 25.10.2022 në FSI ishin për vizitë profesorët: Katja Baur, Dirk Oesselmann, Kathrin Winkler dhe Kristin Sonnenberg, të cilët vinin nga universitete të ndryshem nga shteti i Gjermanisë.
Mysafirët fillimisht u pritën nga dekani, prof. asoc. dr. Islam Hasani dhe stafi akademik i FSI-së. Fillimisht dekani i falënderoi mysafirët për realizimin e kësaj vizite duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucineve tona, veçmas në fushën e studimeve teologjike. Edhe mysafirët shprehën falënderime për mikëpritjen e organizuar nga FSI dhe në vazhdim të takimit çdo njëri prej tyre foli reth aktiviteteve dhe angazhimeve të tyre në fushën e arsimit të lartë.
Pas takimit me dekanatin e Fakultetit dhe stafin akademik mysafirët u takuan edhe me një grup studentësh të Fakultetit ku diskutuan shumë çështje që ndërlidhen me religjionin.
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman2.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman3.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman4.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman5.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/10/vizita_profgerman6.jpg)