Prishtinë, 06.09.2023
Dje, më datë 05.09.2023, në FSI ishte për vizitë një delegacion i Fakultetit të Ilahyatit të Universitetit të Ankarasë i prirë nga profesori i këtij Fakulteti, prof. dr. Shaban Ali Duzgun, profesor i lëndës së akaidit.
Delegacioni u prit nga dekani dhe sekrtari i Fakultetit, gjithashtu prezent ishte edhe kryeimami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti.
Gjatë vizitë në FSI delegacioni nga Ankaraja u informua nga dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani, për ecurinë e studimeve në këtë Fakultet, me theks të veçantë u bisedua rreth stafit akademik,. studentëve dhe programet të cilat ofron FSI. Temë e bisedës ishte edhe mundësia e realizimit të ndonjë bashkëpunimit në fushën e hulumtimeve dhe projekteve të ndryshme që ndërlidhen me ngritjen e cilësisë së studimeve.