Prishitnë, 12.10.2023
Të nderuar studentë!
Në bazë të rregullores për studime të FSI-së (linku: Rregullore per studime ne FSI) nr. 02/14, neni 14, jepet përshkrimi se kur studenti ka të drejtë të regjistrojë vitin vijues:
- Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të II (dytë) nëse nga viti i parë ka siguruar mbi 30 ECTS
- Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të III (tretë) nëse ka përfunduar të gjitha obligimet nga viti i I (parë) dhe ka siguruar minimum 24 ECTS nga viti i II.
- Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të IV (katërt) nëse ka përfunduar të gjitha obligimet nga viti i I (parë) dhe i II (dytë) dhe ka siguruar minimumi 24 ECTS nga viti III.
Prandaj, studentët të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrojnë vitin vijues, duhet ta përserisin vitin aktual duke paguar shumën në tërësi.
Dekanati, FSI