Dr. Flamur Kasami

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine

Ligjëron lëndën: Kuran I

Flamur Kasami ka lindur në vitin 1985 në Bresanë të komunës së Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Medresenë Alauddin në Prizren (2004). Studimet bazike i përfundoi në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Uludağ në Bursa të Turqisë (2009). Studimet master dhe doktoraturë i vazhdoj në të njejtin Universitet, ku dhe magjistroi (2011) dhe doktoroi më (2022) në Institutin e Shkencave Sociale në lëmi të Shkencave Kuranore dhe Tefsirit.

Dr. Flamuri qëndroi në Jordani në vitin 2010-2011 për hulumtime shkencore në fushën e tij. Gjatë studimeve në master dhe doktoratë për një kohë të gjatë ka ndjekur mësime në lidhje me drejt leximin dhe bukur leximin e Kuranit edhe jashtë vendit ku ka studiuar si në Kajro dhe Stamboll. Në Kajro qëndroi afër 6 muaj në vitin 2012 dhe mori mësime të mekameve nga merhumi Ahmed Mustafa Kamil, kurse lexoi kiraetin e imam Asimit-rivajetin e Hafsit pranë lexuesit të Kuranit me famë botërore Shejh Mahmud Tuhi. Ai ka qenë pjesëmarrës në shumë gara botërore për bukur lexim të Kuranit. Ka botuar një libër në Turqisht si dhe disa punime shkencore në revista kombëtare të Turqisë.

Gjatë studimeve të doktoratës (2017-2022), ka punuar si mësimdhënës i lëndës se Kuranit dhe Texhvidit për vitet I, II, III dhe IV, si dhe i lëndës se Imamatit (Hitabet ve İrşad) në Fakultetin Teologjik (İlahiyat) në Universitetin Pamukkale në qytetin Denizli të Turqisë. Aktualisht ai është ligjërues i lëndës së Kuranit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.