Prishtinë, 29.11.2023
Sot, më 29.11.2023, në Fakultetin e Studimeve Islame ishte për vizitë ambasadori i Suedisë në Kosovë, shkëlqësia e tij, z. Jonas Westerlund.
Ambasadori Westerlund u mirëprit nga dekani, prof.asoc.dr.Islam Hasani me bashkëpunëtorë, i cili e falënderoi ambasadorin e nderuar për vizitën dhe për kohën që ka ndarë për ligjëratën para studentëve dhe stafit akademik, me temën: “Dialogu ndërfetar global, Qipro si rast studimi”, të cilen, dekani e cilësoi si temë mjaft aktuale dhe e rëndësishme për kohën dhe rrethanat tona.
Ambasadori para studentëve dhe stafit ndër tjerash tha: Është detyrë e prijësve fetarë që të punojnë drejt paqës dhe harmonisë ndërfetare, dhe të mbështeten në pikat e përbashkëta dhe jo ato ndarëse, kjo ishte rruga e duhur edhe për Qipron, ku u formulua edhe nje iniciativë, e cila filloi në 2009 nga ambasadori suedez ne Nikozi, me qëllim të ndërtimit të paqes dhe harmonisë ndërfetare në mes komuniteteve fetare dhe liderëve fetarë, e cila pastaj u themelua në vitin 2011, dhe ne 2013 u bë publike, dhe ka zgjatë 4 vite që të jetësohet dhe liderët fearë dolën me një deklaratë të përbashkët që quhet Deklarata e Përbashkët e Udhëheqësve Fetarë të Qipros, kundër të gjitha formave të sulmeve, terrorizmit dhe dhunës, më 24 nëntor 2015, e cila ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për nxitjen e dialogut ndërfetar midis udhëheqësve fetarë nga komunitete të ndryshme në Qipro.
Një thirrje për bashkëpunim dhe harmoni fetare që të njihemi në mes vete dhe që të jemi të vetëdijshëm që ekzistojnë dallime në mes nesh, vazhdoi ambasadori, kemi edhe citate nga Kurani, ku thotë: “…vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete…”.