Më 19 janar 2024, profesoresha Besa Ismaili ishte në një vizitë pune në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Ajo u prit nga dekani prof. Mustafa Hasani, zëvendës dekanët prof.dr. Aid Smajiq dhe prof. dr. Zehra Alispahiq. Prof. Besa uroi dekanin në marrjen e përgjegjësisë së re në krye të këtij institucioni dhe përcolli urimet të dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof.dr. Islam Hasani.
FSHI në Sarajevë funksionon në kuadër të Universitetit të Sarajevës dhe është vazhdimësi e traditave që zënë fill në shkollat e themeluara nga Gazi Husrev Begu në shekullin e XV. Takimi u zhvillua në frymën e shkëmbimit të informatave të ndërsjella mbi mbarëvajtjen e punës në fakultetet tona përkatëse, pjesën akademike, studentore dhe bashkëpunimet e jashtme.
Brenda këtij viti presim vizitën e stafit të fakultetit të Sarajevës në FSI, me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve tona të arsimit të lartë islam në rajon.