Prishtinë, 04.03.2024

Sot, më datë 04.03.2024, në FSI ishte për vizitë Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejzić, i shoqëruar nga z. Omer Kajoshaj.

Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani, me bashkëpunëtorë.

Dekani Hasani fillimisht i falënderoi ata për vizitën e tyre në FSI duke ju shprehur mirëseardhje. Dekani në vazhdim i njohu mysafirët me aktivitete e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI për studentët e interesuar. Dekani Hasani gjithashtu shprehu gatishmëri për lehtësimin e procedurave të pranimit të të gjitha kandidatëve të cilët vijnë nga Mali i Zi për vazhdimin e studimeve në nivelin BA dhe MA.

Nga ana e tij, Reisi Rifat ef. Fejzić, falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Fakultetin e Studimeve Islame për mundësitë që japin për studentët e interesuar për vazhdimin e studimeve në këtë vatër të dijes, duke potencuar se ata studentë të cilët përfundojnë studimet në FSI janë një kuadër i përgatitur mirë dhe japin një kontribut të lakmueshëm për myslimanët e Malit të Zi.

Në fund të takimit dekani edhe një herë falënderoi Reisin për vizitën e tij.