Prishtinë, 02 maj 2024

Më datë 02.05.2024, Mensur Hajdini mbrojti temën e diplomës të nivelit master me titull “Roli iIslamit në tolerancën ndërfetare në shoqërinë kosovare”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

  1. Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, kryetar
  2. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, anëtar
  3. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, mentor

Fillimisht fjala iu dha kandidatit Mensur Hajdini, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në mënyrë mjaftë koncize. Ai në punimin e tij kishte për qëllim analizimin e tolerancës fetare në shoqërinë tonë si dhe të vihet në pah roli i prijësve fetarë në kontributin e tyre për tolerancën fetare në Kosovë.
Punimi ishte ndarë në 5 kapituj. Kapitulli i parë flet për ndikimin e besimit në ngritjen e tolerancës ndër-shoqërore. Në kapitullin e dytë flitet për tolerancën fetare ndër shqiptarët. Ndërsa në kapitullin e tretë, përmendet roli i shtypit islam në tolerancën ndërfetare në Kosovë. Në kapitullin e katërt flitet për rolin e Islamit në tolerancën ndërfetare në shoqërinë kosovare. Dhe në kapitullin e fundit vazhdon me tolerancën fetare dhe bashkëpunimin ndërfetar në shoqërinë kosovare.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e kandidatit nga ana e komisionit, duke e çmuar mundin dhe punën e bërë dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.