Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 03.06.2015

Sot, më datë 03.06.2015, Fakultetin e Studimeve Islame e vizitoi një delegacion nga Universiteti “Sulltan Mehmet Fatih” në Stamboll i përbërë nga z. Hamdi Arslan, anëtarë i Këshillit Mësimor të Fakultetit të Studimeve Islame pranë Universitetit  “Sulltan Mehmet Fatih”, z. Kadir Shahin, shef i personelit dhe z. Mehdi Gurra kryetar i Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare “ALSAR” me seli në Tiranë i cili ishte në shoqërimin e tyre.

{jathumbnail}Mysafirët u pritën nga dekani i FSI-së prof. aso. dr. Fahrush Rexhepi dhe sekretari i Fakultetit, mr. Vedat Shabani. Dekani i Fakultetit fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i informoi ata në pika të shkurtra rreth Fakultetit të Studimeve Islame në të kaluarën, tashmen dhe planet për të ardhmen. Dekani gjithashtu i informoi të pranishmit edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndër-institucional mes FSI-së dhe disa Fakulteteve Teologjike në Turqi, duke shprehur gatishmërinë e nënshkrimit të një marrëveshje edhe me Universitetin “Sulltan Mehmet Fatih” me seli në Stamboll. Mysafirët u ndan mjaft të impresionuar me vizitën e tyre duke shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunimit dhe rëndësinë e organizimit të një vizite në Universitetin “Sulltan Mehmet Fatih” nga ana e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.