Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 14.05.2015 miratoi propozimin për shpalljen e
K O N K U R S I T
Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor në vitin akademik 2015/2016.
Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë tjetër të mesme.
Në FSI mund të pranohen edhe kandidatë nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara.
AFATI I KONKURSIT
Për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të studimeve në FSI orari do të jetë si në vijim:
- Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 06. 07. 2015 deri më 23. 07. 2015 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).
Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:
- Certifikatën e lindjes (në origjinal),
- Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal),
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal),
- Kopjen e letërnjoftimit,
- Fletëparaqitja e plotësuar e cila merret te referenti i FSI-së,
- Pagesën prej 5 € në bankën “TEB” (Pagesë për aplikim në FSI),
- Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),
- Provimi pranues do të mbahet më datë 27. 07. 2015, (e hënë), në ora 11.00
- Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 28. 07. 2015 në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) si dhe në objektin e Fakultetit.
- Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 31. 08. 2015 deri më datë 04. 09. 2015
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Vërejtje:
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 01.09.2015 deri më datë 04.09.2015
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (fo rmati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studentët e rregullta, respektivisht
100 € për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën TEB
DEKANI:
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi