Prishtinë, 01.10.2024

Të nderuar studentë!

Në bazë të rregullores për studime të FSI-së (linku:
https://fsi-edu.net/wp content/uploads/2022/05/Rregullore-per-studime-ne-FSI-.pdf) nr. 02/14, neni 14, jepet përshkrimi se kur studenti ka të drejtë të regjistrojë vitin vijues:

  1. Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të II (dytë) nëse nga viti i parë ka siguruar mbi 30 ECTS
  2. Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të III (tretë) nëse ka përfunduar të gjitha obligimet nga viti i I (parë) dhe ka siguruar minimum 24 ECTS nga viti i II.
  3. Fiton të drejtën e regjistrimit të vitit të IV (katërt) nëse ka përfunduar të gjitha obligimet nga viti i I (parë) dhe i II (dytë) dhe ka siguruar minimumi 24 ECTS nga viti III.

    Prandaj, studentët të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrojnë vitin vijues, duhet ta përserisin vitin
    aktual duke paguar shumën në tërësi.

Afati i pagesës së semestrit vjeshtor për vitin akademik 2024/24 është nga data: 01.10.2024 deri më datë 31.10.2024
Pas këtij afati sistemi SIMS mbyllet dhe nuk keni mundësi të regjistrimit të vitit!

Dekanati, FSI