Prishtinë, 31.10.2024
Pjesë nga aktivitete:
Delegacionin nga Universiteti i Teknologjisë i Malajzisë së bashku me dekanin dhe sekretarin e FSI-së vizituan AKA-në
Mysafirët e pritën nga Drejtori për Vlerësim dhe Akreditimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi.
Kjo vizitë kishte për qëllim shqyrtimin e një partneriteti të mundshëm në zhvillimin e programeve të studimit në fushën e studimeve islame ndërmjet FSI dhe UTM.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e UTM-së shprehën interesimin e tyre për të bashkëpunuar me Fakultetin e Studimeve Islame për të zgjeruar mundësitë e studimeve në këtë fushë, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit akademik dhe kulturor.
Zyrtarët e AKA-së prezantuan standardet e sigurimit të cilësisë në Kosovë dhe rolin e AKA-së në ruajtjen e përsosmërisë akademike në vend. Duke mbështetur bashkëpunime që përmbushin standardet ndërkombëtare, AKA synon të lehtësojë partneritete inovative që pasurojnë peizazhin e arsimit të lartë në Kosovë.
30.10.2024
Më datë 30.10.2024, u realizua një takim i stafit akademik me delegacionin e Qendrës për Studime të Larta të Islamit, Shkencës dhe Qytetërimit (CASIS) të Malejzisë i cili po qëndron në FSI, dhe është i përbërë nga drejtori i Qendrës, dr. Mohd Hilmi Bin Ramil, dhe ish-drejtori, tani profesor në këtë qendër, prof. asoc. Dr. Khalif Muammar A. Harris.
Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi dhe informimi i stafit lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes FSI-së dhe UTM-CASIS të nënshkruar më datë 13.12.2023, e cila ka të bëjë me zhvillimin e programeve studimore post-diplomike (MA & PhD) të cilat do të organizohen nga FSI në bashkëpunim me Uiversiti Teknologi Malaysia.
Poashtu, u shkëmbyen njohuri dhe ide nga të dyja palët, duke u interesuar për programin dhe përvojën e tyre në Edukim, si dhe u diskutua filozofia e edukimit dhe edukatës që ata si universitet e kanë në sistemin e tyre arsimor.
U shkëmbyen pyetje dhe sqarime nga të dyja palët.
31.10.2024
Më datë 31.10.2024, u realizua një takim i studentëve të vitit të -IV-t dhe vitit të -III-të me delegacionin e Qendrës për Studime të Larta të Islamit, Shkencës dhe Qytetërimit (CASIS) të Malejzisë i cili po qëndron në FSI, dhe është i përbërë nga drejtori i Qendrës, dr. Mohd Hilmi Bin Ramil, dhe ish-drejtori, tani profesor në këtë qendër, prof. asoc. Dr. Khalif Muammar A. Harris.
Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi dhe informimi i studentëve me institucionin CASIS dhe mundësitë të cilat ata ofrojnë për studentë të nivelit MA dhe PhD.
Poashtu, u shkëmbyen njohuri dhe ide nga të dyja palët, duke u interesuar për programin dhe përvojën e tyre në Edukim, si dhe u diskutua filozofia e edukimit dhe edukatës që ata si universitet e kanë në sistemin e tyre arsimor.