Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës
FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë
28.08.2015
 
NJOFTIM
 
Përmes këtij njoftimi, dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame, njofton stafin akademik të FSI-së, studentët si dhe gjithë opinionin e gjerë se në bazë të njoftimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Agjencisë më datë 28.08.2015, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të datës 26.08.2015 rezulton se Fakulteti i Studimeve Islame është ri-akredituar si Institucion për periudhën tre vjeçare duke filluar nga data 01.10.2015 / 30.09.2018, FSI gjithashtu ka ri-akredituar programin e studimit “Teologji Islame” (BA) për periudhën tre vjeçare duke filluar nga data 01.10.2015 / 30.09.2018.
Risi e këtij viti është akreditimi i programit të studimit “Teologji Islame” (MA) për periudhën tre vjeçare duke filluar nga data 01.10.2015 / 30.09.2018.
Me këtë rast, dekanati i FSI-së falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces.
 
Dekanati