Në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale ndërmjet FSI-së dhe Universitetit “Nexhmedin Erbakan” me seli në qytetin e Konjës, nga data 07.07.2025 deri më datë 17.07.2025, një grup i studentëve-absolventë të FSI-së realizuan një vizitë studimor në qytetet Konja dhe Stamboll të Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij udhëtimi, studentët patën mundësinë të ndjekin ligjërata akademike, të vizitojnë qendra kulturore, historike dhe shkencore, si dhe të njihen nga afër me trashëgiminë islame të këtyre dy qyteteve me rëndësi të madhe për historinë e civilizimit islam.

𝐋𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫𝐚:

• 𝐒𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫: Prioritetet sipas të Drejtës Islame, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬: dr. Hüseyin Sudan.

• 𝐒𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫: Maturia në çështjet e besimit: Problemet shoqërore që shkakton ekstremizmi, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬: Prof. asoc. dr. Mehmet Emin Günel.

• 𝐒𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫: Misioni dhe përgjegjësitë e studentit, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬: Prof. dr. Halit Çalış.

• 𝐒𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫: Rënia e mendimit islam dhe sfidat bashkëkohore, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬: Prof. dr. Mehmet Akgül.

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬:

• 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐒𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬:

Vizitë në ekspozitën e historisë së shkencës islame dhe galerinë e hapave themelore të shkencës.

𝐏𝐚𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 “𝐃𝐚𝐫𝐮̈’𝐥-𝐌𝐮̈𝐥𝐤” dhe 𝐌𝐮𝐳𝐞𝐮 𝐢 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬;

• 𝐌𝐮𝐳𝐞𝐮 𝐢 𝐌𝐞𝐯𝐥𝐚𝐧𝐞̈𝐬: Një ndër qendrat më të njohura të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore islame në Turqi.

• 𝐄𝐤𝐬𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐦𝐛𝐢 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬

𝐋𝐢𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐮𝐞𝐬: Doç. dr. Ali Dadan.

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐨𝐧𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐟𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬:

• Sheshi Mevlana

• Xhamia dhe Kompleksi i Sulltan Selimit

• Xhamia Aziziye

• Xhamia Kapu

• Xhamia Alaaddin Keykubat

• Medreseja Karatay

• Medreseja e Minareve të Holla

• Xhamia e Shejh Sadreddin Konevit.

𝐏𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐞 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 – 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐒𝐭𝐚𝐦𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭

Pas vizitës në Konja, grupi i studentëve vazhdoi vizitën në qytetin e Stambollit, qytet që shquhet për trashëgiminë e tij të pasur historike, kulturore dhe fetare, si një ndër kryeqytetet e mëdha të qytetërimit islam gjatë periudhës osmane.

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐚𝐦𝐛𝐨𝐥𝐥:

• Xhamia e Sulltan Fatihut

• Xhamia e Sulltan Ahmedit (Xhamia Blu)

• Aja Sofija

• Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Süleymaniye Camii)

Xhamia e Sulltanit Bayazit

• Shëtitje në Sheshin Sultanahmet dhe Kalldrëmet historike të Fatihut

• Vizita në tregjet tradicionale, si: Kapalıçarşı (Grand Bazaar) dhe Misir Çarşısı (Tregu Egjiptian)

• Kalimi me varkë në Bosfor

• Dhe shumë vizita të tjera.

Kjo vizitë përfaqësoi një ndërthurje të suksesshme të aspektit akademik, shpirtëror dhe kulturor. Përmes takimeve me dijetarë, vizitave në vendet historike dhe ndërveprimeve ndërkulturore, studentët e FSI-së përjetuan një përvojë të veçantë, që do të mbetet gjatë në kujtesën dhe formimin e tyre si bartës të dijes islame.

Prishtinë, 19.07.2025