Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 15.10.2015

Sot, më datë, 15.10.2015, Fakultetin e Studimeve Islame e vizitoi një delegacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, i përbërë nga:

Peter Preisinger– Udhëheqës i Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, CPT Jody Harlow – Kapelan, CPT Miguel Fragueino – Zyrtar për Shëndetin e Sjelljes (Psikolog dhe Sociolog), SPC Ismael Lopez – Asistent i Kapelanit, Vincent Borrero – Elementi për Mbështetje Civile Ushtarake në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

{jathumbnail}Nëshoqërimin e tyre ishin edhe:

Besa Binçe– Elementi për Mbështetje Civile Ushtarake në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Jeton Fejzullahu – Elementi për Mbështetje Civile Ushtarake në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, si dhe Mimoza Jupa – Seksioni Politik Ekonomik në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Delegacioni u mirëprit nga dekani i FSI-së prof. aso. dr. Fahrush Rexhepi dhe Koordinatorja për marrdhënie me jashtë, Muzaqete Kosumi. Dekani i Fakultetit fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i informoi ata rreth historikut të Fakultetit të Studimeve Islame, planprogramit, marrëdhënieve me universitetet jashtë Kosovës si dhe rreth aktiviteteve akademike-shkencore në Fakultet dhe rreth procesit mësimor në përgjithësi. Dekani gjithashtu i informoi të pranishmit edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndër-institucional mes FSI-së dhe disa Fakulteteve tjera në Evropë.

Biseda vazhdoi duke përmendur dhe hapjen e studimeve postdiplomike, Master, për të cilën e përgëzuan Dekanin duke i uruar punë të mbarë.

Qëllimi kryesor i ardhjes së këtij delegacioni ishte të informohen dhe njoftohen më për së afërmi me procesin mësimor dhe me aktivitetet e këtij fakulteti, duke përmendur çdoherë frymën tolerante që duhet mbizotëruar në institucione si ky, si dhe në tërë Kosovën në përgjithësi.

U përmend poashtu se do të kenë bashkëpunime të ndërsjellta në mes të dy palëve, në çdo aspekt.

Zyra për marrdhënie me jashtë