Sot, më datë 31.12.2025, Unioni Studentor i Fakultetit të Studimeve Islame realizoi një takim me Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat Sahiti.
Takimi u fokusua në çështje që lidhen me realitetin e shërbimit fetar dhe perspektivën profesionale të studentëve pas studimeve.
Ky takim ishte shumë i vlefshëm dhe informues për studentët e FSI-së, duke ofruar këshilla dhe orientime të rëndësishme lidhur me angazhimin e tyre të ardhshëm profesional.
Gjatë takimit u premtuan shumë mundësi për bashkëpunim në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fakultetit të Studimeve Islame, duke krijuar kështu hapësira për projekte dhe aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.



