Sot, më datë 18.02.2026, një delegacion i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, me seli në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Prof. ass. Dr. Ahmet Lökçe – Prorektor për Marrëdhënie Institucionale dhe Prof. asoc. Dr. Ebru Ibish – Prorektore për Arsim, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Mysafirët u pritën nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë. Dekani Hasani fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i informoi ata në pika të shkurtëra për misioni e Fakultetit, programet të cilat i ofron, stafin akademik dhe studentët.
Ndërsa Prof. ass. Dr. Ahmet Lökçe fillimisht shprehu falënderimet në emër të tij dhe kolegës për mikëpirtjen dhe kohën e ndarë për këtë vizitë. Ai në vazhdim theksoi se në kuadër të Universitetit veprojnë shtatë fakultete me disa programe të studimit.
Qëllimi i vizitës ishte mundësia e hapjes së rrugës për bashkëpunim ndër-institucional mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Palët ranë dakord që në një të ardhme jo të largët të konkretizojnë këtë qëllim me nënshkrimin e një Memorandum Mirëkuptimi.
Prishtinë,
18.02.2026







