Sot, me datë 06.05.2026, Fakulteti i Studimeve Islame pati nderin të mirëpresë Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, i cili u prit nga Dekani, prof. asoc. dr. Islam Hasani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me historikun dhe aktivitetet e Fakultetit, si dhe u bisedua për rolin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin institucional në promovimin e vlerave demokratike, dialogut dhe fuqizimit të të rinjve në shoqëri.
Pas pritjes zyrtare, Ambasadori McGurk mbajti një ligjëratë përpara stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit me temën: Roli i Misionit të OSCE në Kosovë, në fuqizimin e të rinjve.
Në ligjëratë u theksua rëndësia e angazhimit të të rinjve në proceset shoqërore, ndërtimi i besimit ndërmjet komuniteteve dhe kontributi i OSBE-së në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përfshirjes.
Fakulteti i Studimeve Islame shpreh mirënjohje të thellë për këtë vizitë të çmuar dhe mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit akademik dhe fuqizimit të studentëve tanë.
Prishtinë,
06.05.2026













