Suksesi i radhës i Fakultetit të Studimeve Islame vjen me akreditimin pesëvjeçar të programit “Teologji Islame BA”, duke dëshmuar vazhdimësinë e angazhimit institucional për cilësi, zhvillim akademik dhe avancim të arsimit të lartë.
Fakulteti i Studimeve Islame njofton se programi studimor Teologji Islame, është akredituar për periudhë pesëvjeçare nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në mbledhjen e 149-të të mbajtur më 18.05.2026.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të raporteve të ekipeve të ekspertëve për programin përkatës të FSI-së, duke konfirmuar përmbushjen e standardeve të cilësisë në mësimdhënie, organizim akademik dhe zhvillim institucional.
Programi është aprovuar me kuota të përcaktuara studentësh dhe me vlefshmëri pesëvjeçare të akreditimit.
Bartës të programit janë:
Sulejman Osmani
Lulzim Esati
Ilmije Kuqi
Abdylkader Durguti
Ky akreditim paraqet një dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm të FSI-së për ngritjen e cilësisë akademike, fuqizimin e programeve studimore dhe përgatitjen e kuadrove profesionale në shërbim të shoqërisë.
Prishtinë,
21.05.2026











