Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, shpall:
K O N K U R S
Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-baçelor për vitin akademik 2026/2027.
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 9, pika 6 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.05.2026, ka miratuar propozimin e dekanatit të Fakultetit të Studimeve Islame, duke u bazuar në vendimin e AKA-së, për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2026/2027 dhe ka miratuar kriteret për regjistrim në studimet themelore – baçelor.
KUSHTET E PËRGJITHSHME
Fakulteti i Studimeve Islame, në vitin e parë të studimeve, në programin “Teologji Islame” do të pranojë 90 studentë, 63 studentë të rregullt dhe 27 studentë me korrespondencë.
Të drejtë konkurimi për regjistrim në studimet themelore – bachelor kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe kanë kaluar testin e Maturës Shtetërore.
Në kuadër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-t, FSI do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 10 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.
Në FSI, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve, mund të pranohen deri në 2%, përkatësisht deri në 2 kandidatë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, deri në 2%, përkatësisht deri në 2 nga Maqedonia e Veriut dhe Republika e Shqipërisë dhe deri në 1%, përkatësisht deri në 1 kandidatë nga Mali i Zi. FSI, në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve, do t’u ofrojë kuota të vendeve të rezervuara edhe mërgatës shqiptare me prejardhje nga Kosova deri në 2% përkatësisht deri 2 kandidatë.
Në FSI mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
Lejohet aplikimi i kandidatëve, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm para zbatimit të Testit të Maturës ose në vendet prej nga vijnë nuk zbatohet Testi i Maturës. Për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Kosovës, diploma duhet të jetë e njohur dhe e barasvlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Kosovës, përmes vendimit përkatës për njohje dhe barasvlerësim.
MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve në vijim:
Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë, dhe
Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
Për nxënësit që kanë diplomë për përfundimin e shkollës së mesme dhe me sukses e kanë provimin e maturës, kërkohen këto kritere:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë dhe atë:
Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
Suksesi në maturë deri në 30 pikë, dhe
Suksesi në provim pranues deri në 40 pikë.
Kandidatë të pranuar konsiderohen ata kandidatë që arrijnë së paku 50% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues.
Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 50% nga numri i pikëve të parapara nuk mund të pranohen edhe nëse mbesin vende të lira sipas numrit të paraparë në konkurs.
Fakulteti e organizon mbajtjen e provimit pranues në lëndët mësimore si në vijim: Ulumul-Kuran (Tefsir), Hadith, Fik’h dhe Akaid.
Për funksionimin e programit studimor të fakultetit është i nevojshëm numri minimal prej 10 studentëve.
Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas këtij prioriteti:
Kandidati/ja i/e cili/a ka rezultat më të mirë të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta;
Kandidati/ja i/e cili/a ka sukses më të mirë të shkollës së mesme, e nëse edhe pikët e provimit pranues dhe të suksesit të shkollës së mesme janë të njëjta;
Kandidati/ja i/e cili/a ka rezultat më të mirë nga testi i maturës.
Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë, atëherë përzgjedhja e kandidatit/es fitues do të bëhet përmes tërheqjes së shortit në prani të kandidatëve me pikë të barabarta.
AFATET E APLIKIMIT DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 01. 07. 2026 deri më 16. 07. 2026 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 15.00).
Kandidatëve u rekomandohet që para aplikimit të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim ose çregjistrim eventual nga Fakulteti.
Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente:
Ekstraktin e lindjes (në origjinal), jo më e vjetër se 6 muaj;
Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal të noterizuara, ose duplikatë);
Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme, (origjinal të noterizuara, ose duplikatë);
Dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal të noterizuara, ose duplikate);
Kopjen e letërnjoftimit,
Të ngarkohet një fotografi profesionale, të realizuar në fotostudio, sipas standardeve për dokumente zyrtare (si fotografia për pasaportë ose vizë). Fotografia duhet të jetë me dimensione 35 × 45 mm, me fytyrën ballë përballë, sfond të bardhë ose të pastër dhe të ruhet në formatin JPG, JPEG ose PNG dhe të dërgohet në: (info@fsi-edu.net)
Certifikatën shëndetësore,
Fletëaplikimin e plotësuar i cili merret te referenti i FSI-së,
Pagesën prej 10 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,
Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë në sportelin e Fakultetit (zyra e referentit) në dosje të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.
Dokumentet nën pikën b) dhe c) mund të pranohen duplikate vetëm nëse dëshmohen me vërtetim nga organet kompetente për humbje, dëmtim ose vjedhje.
Provimi pranues do të mbahet me datë: 20. 07. 2026, (e hënë), në orën 11.00
SHPALLJA E REZULTATEVE PRELIMINARE DHE PËRFUNDIMTARE
Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 20. 07. 2026 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më datë 21. 07. 2026 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas këtij afati ankesat nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 22. 07. 2026 deri më datë 24. 07. 2026
AFATET E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E PRANUAR
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 22. 07. 2026 deri më datë 28. 07. 2026, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet kandidati i cili është në radhë sipas pikëve të arritura.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Fotografi profesionale, të realizuar në fotostudio, sipas standardeve për dokumente zyrtare (si fotografia për pasaportë ose vizë). Fotografia duhet të jetë me dimensione 35 × 45 mm, me fytyrën ballë përballë, sfond të bardhë ose të pastër dhe të ruhet në formatin JPG, JPEG ose PNG dhe të dërgohet në: (info@fsi-edu.net). Ndërsa një foto fizike kandidati e dorëzon në dosjen e tij me rastin e regjistrimit.
3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 75 € ( + 4 € për ID) ështëpër studentët e rregullt, ndërsa 170 € ( + 4 € për ID) për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)
DEKANI:
Prof. asoc. dr. Islam Hasani

