Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Labinot ADEMI me titull: “ABORTI NDËRMJET TË DREJTËS SHERIATIKE DHE LIGJEVE TË KOSOVËS” gjendet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 09.09.2026.

ABSTRAKTI

Nga: Labinot Ademi

Mentor: Shefqet KRASNIQI, prof. ass. dr.

Ky studim trajton abortin në kuadrin e të drejtës sheriatike dhe ligjeve të Kosovës, duke bërë një analizë krahasimtare të rregulloreve dhe praktikave të tyre. Qëllimi i punimit është të japë njohuri mbi abortin, të shqyrtojë rolin e Sheriatit dhe ligjeve të Kosovës në parandalimin e tij, si dhe të rrisë vetëdijen e shoqërisë kosovare për rreziqet dhe pasojat që mund të sjellë. Metodologjia e përdorur përfshin analizën e përmbajtjes, metodat krahasimtare, qasjen kualitative dhe kuantitative, si dhe metodat empirike, për të siguruar një kuptim të plotë të temës. Studimi evidenton ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet këtyre dy sistemeve, si dhe ndikimin e tyre në perceptimet dhe praktikat e individëve. Gjetjet tregojnë se ligjet e Kosovës ofrojnë një kornizë juridike për menaxhimin e abortit, ndërsa parimet sheriatike theksojnë aspektet morale dhe etike. Ky punim synon të ndihmojë në parandalimin e abortit dhe në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për pasojat e tij.

Fjalët çelës: abort, e drejta sheriatike, ligjet, analizë, parandalim, vetëdijesim.

ABSTRACT

By: Labinot Ademi

Supervisor: Shefqet KRASNIQI, prof. ass. dr.

This study examines abortion within the framework of Sharia law and the laws of Kosovo, providing a comparative analysis of their regulations and practices. The aim of this paper is to provide knowledge about abortion, to examine the role of Sharia and Kosovo law in its prevention, and to raise awareness among Kosovar society about the risks and consequences it may entail. The methodology employed includes content analysis, comparative methods, qualitative and quantitative approaches, as well as empirical methods, to ensure a comprehensive understanding of the topic. The study highlights the similarities and differences between these two systems, as well as their impact on individuals’ perceptions and practices. The findings indicate that the laws of Kosovo offer a legal framework for managing abortion, while Sharia principles emphasize moral and ethical aspects. This paper aims to contribute to the prevention of abortion and to increasing societal awareness of its consequences.

Keywords: Abortion, Sharia Law, Legislation, Analysis, Prevention, Awareness.

Prishtinë,
02.09.2026