Njoftohen studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në nivelin BA & MA se orari për paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit është si vijon:
- Sistemi për paraqitjen e provimeve do të jetë i hapur nga data 22.09.2026 deri më 26.09.2026.
- Paraqitja bëhet online, përmes sistemit SIMS.
- Provimet fillojnë më 28.09.2026.
- Studentët kanë të drejtë të paraqesin vetëm dy (2) provime.
- Absolventët nuk kanë kufizim në numrin e provimeve që mund të paraqesin.
Vërejtje:
Studentët duhet të respektojnë afatin e paraqitjes së provimeve, pasi pas përfundimit të tij, sistemi nuk lejon paraqitjen e mëvonshme të provimeve.
Me respekt,
shërbimi studentor
