Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KMSh-së së FSI-së më 09.07.2026, konstituimit të KMSh-së dhe më pastaj hapjes së konkursit për dekan të FSI-së, më 18.09.2026, prof. asoc. dr. Islam Hasani, me vendim të Kryesisë së BIK-ut rizgjedhet dekan i FSI-së për mandatin katër vjeçar (2026/30).

Dr. Islam Hasani lindi më 16.03.1975 në Suharekë. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në “International Islamic University Malaysia”, ndërsa ato të doktoratës i ka përfunduar në “University Malaya” të Malejzisë.
Dr. Islam Hasani ka një përvojë të bujshme në fushën e arsimit të lartë. Ka qenë i angazhuar në disa institucione të arsimit të artë, siç janë:
-IIUM (International Islamic University Malaysia), Lecturer (Part Time)
-The Kingdom University, Bahrain
-ESLG College, European School of Law and Governance.

Flet disa gjuhë të huaja, është i martuar dhe ka dy fëmijë
Prishtinë, 21.09.2026