Sot, në sallën e profesorëve, u mbajt mbledhja e radhës e KMSH-së në të cilën e shqyrtuan çështje me rëndësi për mbarvajtjen e procesit mësimor në Fakultet. Mbledhjen e udhëheqi dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, në prezencën e të gjithë anëtarëve të KMSH-së. Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan çështje rreth përgatitjeve të bëra me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, shqyrtimi i kërkesave të ndryshme si dhe çështje të tjera në interes të studentëve dhe stafit. Në këtë mbledhje u bë edhe zgjedhja e prodekanit të Fakultetit, prof.ass.dr. Lulzim Esatit.

Prishtinë,
30.09.2026