Fakulteti i Studimeve Islame (FSI) ka mirëpritur sot në një vizitë zyrtare një delegacion të rëndësishëm nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga Doç. Dr. Sevde Düzgüner, Drejtuese e Departamentit të Ihtidasë dhe Shërbimeve Fetare me Karakter Social Jashtë Vendit pranë Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet). Në këtë vizitë, ajo ishte e shoqëruar nga Këshilltari (Myshaviri) për Çështje Fetare i Ambasadës së Turqisë në Kosovë, dr. Kadir Dinç.

Delegacioni u prit ngrohtësisht nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani dhe sekretari, mr. Vedat Shabani. Gjatë takimit u bisedua gjerësisht për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit akademik mes dy vendeve.

Theks i veçantë gjatë bashkëbisedimit iu kushtua programeve të cilat FSI orfron për studentët të cilët ndjekin ligjëratat në këtë Institucion fetar të Arsimit të Lartë.

Në fund të takimit, mikpritësit falënderuan delegacionin turk për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që institucionet e Turqisë ofrojnë për zhvillimin e arsimit dhe infrastrukturës fetare e akademike në Kosovë. Takimi u përmbyll me vizitën e objektit të Fakultetit.

Prishtinë. 21.10.2026