Sot, më datë 27.10.2026, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë mirëpriti Prof. Dr. Dirk Oesselmann nga Evangelische Hochschule Freiburg dhe Prof. Dr. Kristin Sonnenberg nga Departamenti i Punës Sociale, Edukimit dhe Shërbimeve Diakonale në Bochum, së bashku me 12 studentë të nga universitete të ndryshme të Gjermanisë, përfshirë Freiburgun, Berlinin dhe Bochumin.
Vizita u realizua në kuadër të një projekti bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, gjatë të cilit grupi do të qëndrojë pesë ditë në Kosovë.
Mysafirët u pritën nga prodekani, sekretari i Fakultetit, koordinatorja për Marrëdhënie me Jashtë dhe një grup studentësh të FSI-së. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku studentët dhe profesorët e të dyja palëve shkëmbyen përvoja, parashtruan pyetje dhe bashkëbiseduan për universitetet, traditat dhe besimet e tyre fetare.
Kjo ishte vizita e tretë e profesorëve Oesselmann dhe Sonnenberg në FSI, duke dëshmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe afërsinë e krijuar ndër vite. Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e dialogut ndërfetar e ndërkulturor, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Prishtinë, 27.10.2026








