Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit për programin e përbashkët të doktoratës ndërmjet Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe Universitetit Teknologi Malaysia (UTM), për një javë në FSI qëndroi prof. dr. Khalif Muammar nga Malajzia.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, profesori mbajti ligjërata të drejtpërdrejta për studentët e programit PhD, në kuadër të lëndës “Worldviews and Epistemic Frameworks” (Botëkuptimi dhe Kornizat Epistemike).

Ligjëratat u përqendruan në çështje të rëndësishme që lidhen me botëkuptimin, filozofinë dhe burimet e dijes, duke ofruar mundësi për diskutim dhe thellim të njohurive akademike.