Prof. Ass. Dr. Valmire Batatina Krasniqi, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islami në Prishtinë, gjatë datave 8–11 nëntor 2026, mori pjesë në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë (ASBU), në Ankara, Turqi, në cilësinë e ekspertes ndërkombëtare në kuadër të Programit të Akreditimit Institucional.
Pjesëmarrja e saj në këtë proces përfaqëson një kontribut profesional në vlerësimin dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe një përfaqësim të Fakultetit të Studimeve Islami në bashkëpunimet akademike ndërkombëtare.




