Sot, më date 23.11.2026, Fakulteti i Studimeve Islame priti në vizitë drejtorin e Medresesë “Mehmet Fatih” nga Podgorica, prof. Amer Shukurica, i shoqëruar nga një grup mësimdhënësish dhe nxënësish të këtij institucioni.
Të ftuarit u pritën nga prodekani dhe sekretari i Fakultetit, të cilët u uruan mirëseardhjen dhe shprehën kënaqësinë për vizitën. Gjatë takimit, sekretari i Fakultetit i njoftoi të pranishmit me historikun e institucionit, me rrugëtimin e tij që nga themelimi dhe me rolin që ka në përgatitjen e kuadrove të kualifikuara në fushën e studimeve islame. Ai foli gjithashtu për kushtet e pranimit, duke u dhënë nxënësve informacion të qartë mbi procedurat dhe kriteret që duhen plotësuar për t’u regjistruar.
Nxënësit patën mundësi të njiheshin nga afër me ambientet dhe mundësitë që ofron Fakulteti për vazhdimin e studimeve të tyre. Vizita shërbeu edhe si rast për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve arsimore.
Në fund, drejtori i Medresesë falënderoi pritësit për mikpritjen dhe informacionin e dhënë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.





















