Sot, më datë 25.11.2026, në ambientet e FSI-së u mbajt trajnimi me temë “Përdorimi i avancuar i Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie dhe kërkim shkencor”, i cili kishte për qëllim aftësimin e stafit akademik dhe studiuesve me njohuri dhe mjete praktike për integrimin efektiv të teknologjive të reja në procesin edukativ dhe shkencor.
Programi i trajnimit u zhvillua përmes gjashtë sesioneve kryesore:
1. Inteligjenca Artificiale në arsimin e lartë: U diskutua mbi transformimin digjital të institucioneve akademike, përshtatjen e politikave universitare dhe rolin e teknologjive inteligjente në modernizimin e kurrikulave.
2. Inteligjenca Artificiale në kërkimin shkencor dhe publikimet akademike: U prezantuan mjete dhe metoda për rishikimin e shpejtë të literaturës, analizën e të dhënave, strukturimin e punimeve shkencore dhe ruajtjen e standardeve të botimeve akademike.
3. Inteligjenca Artificiale në mësimdhënie: Pjesëmarrësit u njohën me strategji praktike për hartimin e planprogrameve, përgatitjen e materialeve mësimore dhe përdorimin e udhëzimeve (prompts) të avancuara për të rritur interaktivitetin në ligjërata.
4. Inteligjenca Artificiale në studimet islame: U trajtuan mundësitë dhe sfidat specifike të përdorimit të IA-së në analizën dhe kërkimin e burimeve klasike, përkthimet, si dhe rëndësia e verifikimit të saktësisë kontekstuale dhe shkencore në këtë fushë.
5. Inteligjenca Artificiale në të nxënit dhe vlerësimin e studentëve: Fokusi ishte te personalizimi i të nxënit, përshtatja e metodave të vlerësimit dhe hartimi i detyrave që nxisin mendimin kritik të studentëve përtej gjenerimit automatik të teksteve.
6. Përdorimi etik dhe i përgjegjshëm: Trajnimi u përmbyll me diskutimin mbi integritetin akademik, shmangien e plagjiaturës, mbrojtjen e të dhënave dhe nevojën për rregulla të qarta etike gjatë përdorimit të IA-së.
Ky trajnim shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke orientuar pjesëmarrësit drejt një përdorimi cilësor, kritik dhe etik të Inteligjencës Artificiale në akademi.
Në fund të trjanimit u përpilua edhe një udhëzues-manual për mënyrën e përdorimit të AI-së nga stafi akademik dhe studentët.
Prishtinë,
25.11.2026













