Prishtinë, 12.04.2016

Sot, më datë 12.04.2016, Fakultetin e Studimeve Islame e vizitoi dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. ass. Dr. Faredin Ebibi së bashku me dr. Shinazi Memedi, ligjërues dhe mr. Argëtim Salihu, sekretari i Fakultetit. Mysafirët i priti dekani i FSI-së prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor.

Dekani i FSI-së fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe në vazhdim i njoftoi ata me aktivitetet e menaxhmentit të Fakultetit dhe sfidat me të cilat është ballafaquar FSI në veçanti me rastin e akreditimit dhe ri-akreditimit të programeve. Edhe dekani i FSHI-së nga ana e tij shprehu falënderimet e tij për mikpritjen.

Në vazhdim dekanët biseduan rreth mënyrës së intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën akademike siç janë çështja e plan-programeve, stafit akademik dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë e këtë fushë. U bisedua edhe për mundësinë e organizimit të një konference shkencore të përbashkët, mes dy institucioneve, lidhur me çështjen e unifikimit të disa tematikave fetare, tek shqiptarët në veçanti.

Në fund të takimit të dy dekanët ranë dakord për vazhdimin dhe intensifikimin, edhe më tej, të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve akademike-shkencore.

Zyra për informim, FSI

{gallery}fshi416{/gallery}