Sot me datën 27.12.2016, u bë ceremonia e shpërndarjes së 30 diplomave për nivelin Baçelor, si dhe u mbajt një program artistik me rastin e muajit të Mevludit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përveç dekanatit, profesorëve si dhe studentëve edhe Myftiu i nderuar Mr. Naim Tërnava, si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi me bashkëpuntorë.
Hapja e kësaj ceremonie u bë si zakonisht me lexim Kur’ani, dhe pastaj u vazhdua me fjalën përshëndetëse të Dekanit të FSI-së Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i uroi studentët e diplomuar, duke i porositur ata që të mos i ndahen Islamit dhe mësimeve të marra nga ky fakultet, kudo që të vazhdojnë studimet e mëtutjeshme.

Pastaj fjala iu dha Myftiut, Mr.Naim Tërnava, për një fjalë rasti, i cili i porositi studentët ndër tjerash që të punojnë për Islamin edhe më shumë në këto kohë të vështira dhe në këto rrethana që gjindemi, duke iu përkujtuar që sot muslimanët nuk janë në gjendje të mire për shkak që iu kanë larguar Islamit dhe parimeve Islame.
Rrjedha vazhdoi me një poezi të recituar nga studentja Sumeja Kçiku, ku pastaj vazhdoi programi me një ligjëratë të shkurtër për Muhamedin a.s., nga prof. Ass. Dr. Faredin Ebibi, dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Ai, ndër tjerash the: “Nuk kam lexuar në histori deri më tani që jeta dhe veprimtaria e dikujt të shkruhet e studjohet më shumë se sa jeta e Muhamedit a.s. Profesioni ynë dhe juaji në këtë rast ka të bëjë me prezantimin e mesazheve dhe mësimeve të Muhamedit a.s., duke ia përshtatur vendit, mentalitetit dhe rrethanave tona.
Pastaj programi vazhdoi edhe me një monolog për Muhamedin a.s., nga studentja Hafsa Abazibra.
Më pas, në mënyrë solemne, u shpërndan 30 diplomat për studentët diplomant dhe në fund u ftuan të pranishmit për një koktej rasti.{gallery}diplmm16{/gallery}