Prishtinë, 27.12.2018

Sot, më datë 27.12.2018, dekanati i FSI-së, me një ceremoni solemne shpërndau diplomat për studentët e nivelit Ba të cilët kanë diplomuar gjatë vitit kalendarik 2018.

Prezent në këtë ceremoni solemne, përveç studentëve të diplomuar dhe familjarëve të tyre, ishin edhe një pjesë e stafit akademik dhe disa studentë.

Në këtë ceremoni, dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, iu drejtua studentëve dhe të pranishmëve me disa fjalë ku ndër të tjera ai theksoi se kjo gjeneratë i bashkohet numrit të 400 të të diplomuarëve deri më tani në FSI. Ai gjithashtu theksoi se sot për Fakultetin e Studimeve Islame është një ditë gëzimi dhe suksesi. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, stafit akademik dhe administativ të FSI-së.

Më tutje dekani iu drejtuar studentëve të diplomuar duke thënë se jam i bindur se angazhimi dhe përkushtimi i juaj për dije nuk do të përfundon me këtë nivel, tani keni mundësinë e vazhdimit të studimeve postdiplomike edhe këtu te ne në FSI. Dekani gjithashtu tha: jam i bindur se ju do të jeni përfaqësimi më i mirë i FSI-së, sepse për këtë periudhë ju jeni pajusir me dije të mirëfilltë e cila ju bënë krenar ku do të jeni, si në vend ashtu edhe jashtë vendit.

Në fund të ceremonisë u bë shpërndarja e diplmova nga dekanati i FSI-së dhe një pjesë e stafit akademik. {gallery}diplomat2018{/gallery}