Këshilli Shtetërorë i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA),
në mbështetje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të Ligjit për Administratën
Shtetërore të Republikës së Kosovës (nr. 03/L-189), Ligjit për Arsimin e
Lartë në Republikën e Kosovës (nr. 04/L-037), neni 7, pika 2.3 dhe pika
4, Udhëzimit Administrativ për Themelimin e Agjencisë se Akreditimit te
Kosovës (Nr.l 1/2004), Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e
Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 09/2012),
në mbledhjen e mbajtur më 06 Korrik 2012 ka marr këtë:


V E N D I M
I.    Akreditohet Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë dhe programi i
tij i studimit:
• Teologji BA
për periudhë 3 vjeçare (1 tetor 2012-30 shtator 2015).
II.    Institucioni i juaj është i obliguar qe të harton një Plan të
Përmirësimit në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Ekipi i Ekspertëve
(ne te dy gjuhet dhe ne te dy versionet) dhe te njëjtin ta dorëzoni në AKA
gjer më 1 Nëntor 2012.
III.    Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit. {jathumbnail}

Vendimi