Me rastin e 20 vjetorit te themelimit te Fakultetit të Studimeve Islame

Më datë 20.12.2012 Fakulteti i Studimeve Islame mbajti një akademi solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij Fakulteti.
Të pranishëm në këtë akademi solemne ishin përfaqësues të BIK-ut në krye me myftiun mr. Naim ef. Tërnava, përfaqësues të Rektoratit, të Institutit Albanologjik, të Arkivit të Kosovës, akademikë, përfaqësues të fakulteteve, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame-Novi Pazar, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane-Tiranë dhe shumë përfaqësues tjerë institucionesh.

Të pranishmëve iu drejtua dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi i cili në fillim u shprehu mirëseardhje dhe më pastaj foli rreth veprimtarisë së Fakultetit të Studimeve Islame dhe etapave nëpër të cilat ka kaluar ky institucion.
Më pastaj të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe myftiu i Kosovës mr. Naim ef. Tërnava i cili fillimisht e përgëzoi Fakultetin e Studimeve Islame për këtë organizim dhe ju uroi sukses edhe në të ardhmen.
Në këtë ceremoni u shfaq edhe një program artistik i përgatitur nga studentët e këtij Fakulteti i cili i dha një jehonë të mirë programit.
Në fund të ceremonisë u bë shpërndarja e 36 diplomave për studentët të cilët kishin diplomuar në FSI, gjithashtu edhe shpërndarja e 8 mirënjohjeve për personalitetet të cilët kishin kontribuar për themelimin dhe mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion.
Krejt në fund të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse iu drejtuar dy personalitet të çmuara të kombit tonë, akademik Pajazit Nushi dhe akademik Rexhep Qosja të cilët e përgëzuan organizatorin dhe shprehen një admirim për punën që ka bërë dhe është duke përbë në përgjithësi Bashkësia Islame e Kosovës, në kuadër të së cilës është edhe Fakultetit i Studimeve Islame.
Organizatorët kishin përgatitur një koktej rasti ku qenë të ftuar të gjithë të pranishmit, dhe më pastaj në një drekë për mysafirët e veçantë.

{gallery}akademia{/gallery}