Me datë 16.02.2026, në ambientet e Fakulteti i Studimeve Islame, u realizua aksioni humanitar i dhurimit të gjakut, në bashkëpunim me Qendra e Transfuzionit të Gjakut.
Studentët e fakultetit dëshmuan frymën e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë shoqërore, duke u bërë pjesë e një aktiviteti që synon shpëtimin e jetëve.
Ky aksion ishte një shembull konkret i ndërthurjes së dijes me veprën dhe i vlerave që kultivohen në institucionin tonë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipin e Transfuzionit për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar.
Prishtinë,
16.02.2026















