FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 05 prill 2012

altikulac2{jathumbnail}

Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi sot më datë 05.04.2012 priti në takim Prof. dr. Tajjar Alltikulaq me bashkëpunëtorë në objektin e FSI-së. Prof. dr. Tajar Alltikulaq aktualisht është kryetar i Vakfë Dijanetit në Ankara. Ka qenë kryetar i Dijanetit dhe themelues i ISAM-it.


Dekani i FSI-së fillimisht i informoi mysafirët rreth ecurive të studimeve në FSI-së, stafin akademik të angazhuar për mësimdhënie dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Fakultet.
Pas këtij njoftimi të shkurtër rreth studimeve në FSI Prof. dr. Tajjar Alltikulaq mbajti një ligjëratë në sallën e Fakultetit para të pranishmëve. Fokusimi i tij ishte më shumë rreth shfrytëzimit të kohës dhe përfitimit nga kjo periudhë, gjithashtu ai vuri një theks të veçantë edhe çështjes së praktikimit të atyre mësimeve të cilat i mësojnë duke thënë se besimtari i vërtetë më shumë duhet të veproj se sa të flasë.
Në fund dekani i falënderoi mysafirët dhe të pranishmit dhe i ftoi në një koktej rasti.

Shërbimi për informim pranë FSI-së