Dekani i FSI-së Prof. Dr. Qazim Qazimi së bashku me prodekanin Prof. Ass.dr. Zija Abdullahu dhe sekretarin Mr. Vedat Shabani po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së delegacionit të FSI-së në Bursa të Turqisë, dekani i FSI-së Prof. Dr. Qazim Qazimi së bashku me prodekanin dhe sekretarin e Fakultetit u pritën nga dekani i Fakultetit Teologjik në kuadër të Universitetit Ulluda të Bursës. Dekani i Fakultetit Teologjik prof. Dr. Jashar Aydinli në fillim na njoftoi me Fakultetin, stafin akademik si dhe studentët të cilët studiojnë në këtë Fakultet.
Më pastaj dekani shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim në fusha të ndryshme akademike me qëllim të avancimit shkencor, ai përmendi edhe çështjen e protokollit të nënshkruar tre ditë më parë mes Rektorit të Universitetit të Prishtinës dhe Rektorit të Universitetit të Ulluda në Bursë duke theksuar se ky protokoll do na e lehtësoj edhe më shumë bashkëpunimin ndërinstitucional në të ardhmen. Dekani i FSI-së Prof. Dr. Qazim Qazimi fillimisht e falënderoi dekanin dhe stafin e tij për mikpritjen e tyre vëllazërore dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Ai theksoi se Fakulteti i Studimeve Islame së shpejti do hap edhe drejtimin pedagogjik në kuadër të FSI-së, dhe duke pasur parasysh se Fakulteti i Teologjisë në Bursa e ka të hapur këtë drejtim, nikoqirët shprehën gatishmëri për të dhënë kontributin dhe ndihmën e tyre në këtë aspekt. Si pikë tjetër e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve u theksua edhe çështja e formimit të komisioneve me qëllim të avancimit të stafit akademik. Në fund të vizitë dekani i FSI-së ia dhuroi dekanit të Fakultetit Teologjik dhe dy prodekanëve nga një dhuratë me emblemën e Fakultetit të Studimeve Islame.{gallery}bursa{/gallery}
Pas vizitë në Fakultetin Teologjik delegacioni i FSI-së në shoqërim të stafit të Fakultetit Teologjik vizituan Rektoratin e Universitetit Ulluda ku u pritën nga Rektori prof. Dr. Kamil Dilek dhe bashkëpunëtorët e tij i cili i dha përkrahje dhe mbështetje bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve islame. Edhe Rektorit të Universitetit Ulluda iu dha një emblemë e FSI-së nga dekani e cila u pranua me kënaqësi nga Rektori duke falënderuar delegacionin për vizitën dhe dhuratën.
Pas vizitës së Rektoratit të Universitetit Ulluda delegacioni i FSI-së vizitoi edhe myftininë e Bursës ku u prit nga myftiu Prof. Dr. Mehmet Eminay i cili e njoftoi delegacionin për zhvillimet islame në kuadër të myftinisë së tij dhe për hir të delegacionit të FSI-së shtroi një drekë në njërin prej restoranteve klasike të qytetit të Bursës.