Nën udhëheqjen e dekanit, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, më datë 14.10.2021 u mbajt mbledhja e radhës me Stafin Akademik të Fakultetit.
Mbledhja kishte karakter informues, ku dekani, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, fillimisht ju shprehu mirëseardhje tërë stafit dhe më pas i informoi rreth përgatitjeve të cilat i ka ndërmarr dekanati me qëllim të mbarvjatjes së procesit mësimor gjatë këtij viti akademik.
Dekani Rexhepi kërkoi nga stafi akademik që të jenë makismalisht të përkushtuar në procesin mësimor, duke mos lënë anash aspektet hulumtuese dhe shkencore përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe publikimeve shkencore. Gjithashtu dekani potencoi edhe çështjen e procesit të ri-akreditimit institucional dhe të programeve, ku gjatë këtij viti duhet të aplikojmë pranë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Prishtinë
15.10.2021