Dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani, më 14 shtator 2023, ishte i ftuar për vizitë pune e bashkëpunimi në Universiti Teknology Malaysia (UTM), gjegjësisht në Qendren për Studime të Avancuara rreth Islamit, Shkencës dhe Civilizimit (Centre for Advanced Studies on Islam, Science and Civilization-CASISC) në Malajzi.

Takimi kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit akademik në të ardhmen midis këtyre dy instituticioneve.